Connect with us

Kosovë

Arbërie Nagavci shkel procedurën e Kuvendit: I jep 25 minuta kohë ministrit Quni

Publikuar

Duket se puna e drejtimit të seancave të kuvendit të Kosovës është një punë më e zorshme se sa shpërndarja e thënieve të Albin Kurtit në Facebook. Nënkryetarja Arbërie Nagavci ka bërë një shkelje pak para seanca të shkonte në pauzë. 

Znj.Nagavci nga partia Vetëvendosje i ka lejuar 25 minuta kohë ministrit Anton Quni nga LDK-ja.

Vetë Quni shprehu mos-dijen e tij në lidhje me kohën që i takonte sapo e mori fjalën e tij, shkruan Periskopi.

Por, Quni vazhdoi të fliste me ngadalësinë karakteristike për një periudhë gati gjysmë-orëshe pa iu tërhequr fare vërejtja për kohën nga nënkryetarja Nagavci.

Madje, po të donte z.Quni do të vazhdonte të fliste edhe më shumë se kaq.

Quni në fjalën e tij sulmoi kryeministrin Kurti dhe deklaroi se vendimi i tij për shkarkimin e Veliut kishte qenë i pabazuar. Ai po ashtu tha se detyra e kryeministrit ishte që të menaxhonte presionet edhe problemet, e jo të bëhej shkaktar i tyre. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK