Connect with us

Sport

Arbër Zeneli i gatshëm për Kosovën: Ka ardhur koha t’i bëjmë të gjithë krenarë

Publikuar

Kombëtarja e Kosovë është larg Kampionatit Evropian vetëm dy ndeshje, dhe ëndrra evropiane kalon nëpërmjet Shkupit, ku më 26 mars luan kundër Maqedonisë së Veriut në Play Off e Ligës së Kombeve.

Arbër Zeneli që së fundi është rikthyer nga një lëndim shumë i rëndë, duke gati për këtë ndeshje.

“Ky gol ishte dedikim për një person të veçantë. Një person që ngriti futbollin tonë në një tjetër nivel. 26 marsi momenti ku ne mund të bëjmë historinë, dhe të bëjmë krenar atë dhe kombin tonë”, ka shkruar Zeneli në Instagram, përcjell lajmi.net.

Anësori 25 vjeçar, ka qenë lojtari që ka udhëhequr Kosovën drejt një suksesi të madh në Ligën e Kombeve, për t’i dhënë mundësinë që ëndrrën për EURO 2020 ta kërkojë përmes Play Off./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK