Connect with us

Shëndetësi

Arben Vitia: Rezervat e mbetura do të shpërndahen në Klinë dhe Viti

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka mbajtur sot një konferencë për medie me qëllim të informimit të opinionit lidhur me situatën në Kosovë rreth koronavirusit.

Vitia ka thënë se rezervat e mbetura me mjete bazike mbrojtëse do të shpërndahen në komunën e Klinës dhe Vitisë, njofton Klan Kosova.

“Gjendja nuk është ashtu siç ne do të kishim dëshiruar. Jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet tjera problemi kryesor është sigurimi i materialeve mbrojtëse. Shumë miq ndërkombëtarë na kanë ofruar çfarëdo ndihme përveç kësaj”.

“Sa i përket Vitisë dhe Klinës, në procedurën që e kemi zhvilluar një javë më herët kemi siguruar material me vlerë 100 mijë eurosh dhe tashmë jemi në rezervat e fundit. Sot kemi udhëzuar që të gjitha këto rezerva të mbetura të shpërndahen në komunën e Klinës dhe Vitisë”.

“Përndryshe është në procedurë një shumë prej 400 mijë eurosh që është dhënë me urgjencë nga Qeveria e Kosovës – Ministrisë së Shëndetësisë, dhe presim që deri të martën ose të mërkurën kjo procedurë të përfundojë”.

klankosova.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK