Connect with us

Sport

Antonio Conte për koronavirusin: Mos u dorëzoni

Publikuar

Trajneri i Inter ka përcjell një mesazh në këtë gjendje të jashtëzakonshme, duke bërë thirrje që askush të mos dorëzohet.

“Ju lutem qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat” ka thënë Conte me një videomesazh, transmeton lajmi.net.

“Kjo është e vetja mënyrë për t’u përballur me këtë emergjencë. Është moment i vështirë por nëse qëndrojmë së bashku, ne do t’ia dalim. MOS U DORËZONI” ka thënë ndër të tjerash trajneri italian.

Jashtë Kinës, Italia ka qenë vendi më i goditur nga virusi Covid-19 – me më shumë se 1400 viktima të regjistruara dhe me mbi 21 mijë raste.

Së fundmi nga ky virus është prekur edhe Kosova, ku regjistrohen tri raste të prekura, dhe për fat të mirë akoma asnjë viktimë. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK