Kosovë
Analisti nga Amerika: Vjosa Osmani e paditur dhe e pasjellshme, po e dëmton Kosovën

Analisti nga Amerika, Uk Lushi ka thënë se Vjosa Osmani duhet të tregohet një herë në jetë e ndershmes, ku sipas tij për të treguar këtë ndershmëri ajo duhet të dalë nga LDK ose të kalojë në VV.
Lushi ka kritikuar Vjosa Osmani për sjelljen e paditur dhe të pasinqertë, sjellje kjo që sipas tij po e dëmton komunikimin në skenën politike në vend.
“Vjosa Osmani duhet të jetë e ndershme një herë të vetme në politikë. Ajo ose duhet të kalojë në VV ose duhet të del nga LDK.
Sjellja e paditur dhe pasinqertë e KK Osmani e ka dëmtuar dhe po vazhdon të dëmtojë komunikimin e skenës politike në Kosovë, relacionin LDK-VV dhe të dy partitë– edhe LDK-në edhe VV-në.
Na duhen liderë të ndershëm, jo politikanë takticienë meskinë dhe kalkuluesë”, ka shkruar ai./Periskopi/





















