Kosovë
Analisti Muja sulmon LDK-në, VV-në, opozitën dhe Presidentit: “Nuk jeni të punës, sytë te epidemologët”

Analisti i njohur që paraqitet në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, Armend Muja, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook e në të cilin në një formë sulmon të gjithë akterët politikë në vendin tonë.
Muja që së fundi është bërë mbështetës më i madh i Vetëvendosjes, i ka kërkuar edhe partisë së Albin Kurtit që të “kalojë” obsesionin e Agim Veliut.
Ai po ashtu ka kritikuar edhe LDK-në për “insistime bizare për simbolika e kërkimfalje” dhe i fton të respektojnë demokracinë, pa treguar se ku saktësisht kjo parti po shkel demokracinë në vend, shkruan Periskopi.
Sa i përket presidentit, ai thotë se tashmë prioritet i Kosovës nuk është “dialogu me Serbinë” dhe e fton që t’ia tregojë këtë edhe të dërguarit të Trumpit, z.Richard Grenell.
Muja ka bërë thirrje që të përqendrohemi te epidemologët, mjekët dhe policët.
Më poshtë e keni statusin e plotë të tij:
Kriza Politike ne kohen e Kornavirusit Kinez – nga java e ardhshme e ne muajin pasues do te flasim vetem per menyren se si te shpetojme nga Koronavirusi. Per LDK, leni insistimet bizare per simbolika e kerkim-falje edhe respektoni demokracine. Per VV, kalojeni obsesionin me Agim Veliu, kjo eshte LDK, disa ju duan e disa jane skeptik. Per Presidentin, nuk e kem prioritet dialogun me Serbine, kallxoj edhe Grenellit. Gjendja e jashtezakonshme nuk shpallet pa Kryeministrin, kuptoje kete. Per opoziten, ju mundeni ne kete kohe ti korrektoni gabimet qe i keni bere ne te kaluaren. Andaj, na duhet Qeveri stabile, na duhet te hiqet taksa/pezullohet reciprociteti, na duhet edhe SHBA edhe BE – ndaleni kete kampanjen e lodht kunder BE-se, Si perfundim, te perqendrohemi tek epidemiologet, mjeket e policet – sa me pak politikane ne kete kohe, edhe ashtu nuk jeni te punes.





















