Kosovë
Analisti kosovar Faton Abdullahu lë përkohësisht analizat politike, tregon se është karatist

Analisti i mirënjohur kosovar që ka qenë shumë aktiv në javët dhe muajt e fundit në analizimin e zhvillimeve politike në vend, së fundi ka bërë edhe një postim mjaft interesant në profilin e tij në Facebook.
Faton Abdullahun e kemi parë rëndom nëpër shumë studio televizive e nëpër shumë lajme si njeri që jepte prononcime të ndryshme, por jo edhe si karatist.
Dhe, duket se Abdullahu ka aftësi edhe në sportin e karates sepse siç zbulon vetë së fundi ishte në përcjellje të një Turneu “Fushë Kosova Open 2020” bashkë me mjeshtrit e këtij sporti – njëri prej të cilëve kishte qenë edhe trajneri i tij, shkruan Periskopi.
Edhe z.Abdullahu është përballur me sulme agresive nga komentues të shumtë në rrjete sociale, ashtu si analistët e tjerë, por për dallim prej të tjerëve duket se z.Abdullahu ka shkathtësi në sportin e karatesë.
Më poshtë e keni statusin e tij të plotë në Facebook:
Sot bashke me doajenet e karates ne Kosove – trajnerin tim e te shume gjeneratave, njerin pa te cilin sot karatea ne Kosove nuk do te ishte kjo qe eshte Nagip Murati dhe nje nga mjeshtrit me te mire e me aktiv Milaim Makolli – percollem Turneun e Karates “Fushe Kosova Open 2020” Organizim shume i mire, morren pjese shume klube te karates disa edhe nga rajoni, shume te rinje e te reja garuan e me te miret u shperblyen. Fituam te gjithe bashke, sepse sot me shume se kurre karatea ne Kosove po zhvillohet, masovizohet e profesionalizohet. Suksese , Oss
![]()




















