Connect with us

Kosovë

Analisti Islami: VV-në po e ndihmon Rusia në Facebook, por “po bohen kishe s’po e dinë”

Publikuar

Analisti kontrovers, Dardan Islami, ka bërë disa statuse në profilin e tij në Facebook e që tërthorazi tematizojnë çështjet e fundit që po preokupojnë qytetarët – ndër të cilat është edhe mobilizimi i madh i militantëve të VV-së në Facebook për të sulmuar kundërshtarët politikë.

Z.Islami ka thënë se Rusia po e ndihmon VV-në por këta të fundit “po bohen kishe s’po e dinë!”

Ai nuk tregon se në çka bazohet për një deklaratë të tillë; nëse ka parë diçka konkretisht apo thjesht përshtypje personale, shkruan Periskopi.

“Si Trumpit qe ja ndihmojke rusi ne FB, qashtu edhe VV-ne, po e ndihmojne, edhe ktyne si Trumpit po jau kona, knej po bohen kishe spo e dine!” – shkruan z.Islami.

Ai në një mënyrë i kundërvihet në një status tjetër edhe frymës antiamerikane që po fryen me të madhe në Kosovë në ditët dhe javët e fundit, duke i cilësuar ShBA-të si “perandori” ndërkaq Kosovën si “vilajet të saj”.

“Amerika eshte Pernadori, Kosova eshte vilajet i saj!

Ka zera qe po kerkojne pavarsi prej Peramdorise?

Kthjellnu e mos luni politika te medhaja, se rrezik e pushitim si gjëth!” – thotë ai në statusin e fundit. /Periskopi