Connect with us

Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë shpalos detaje të ligjit për fuqinë punëtore

Publikuar

Sot ka hyrë në fuqi Ligji për fuqinë punëtore të kualifikuar në Gjermani, i cili rregullon në detaje shkuarjen e punëtorëve në këtë shtet nga vendet jashtë Bashkimit Evropian.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, nëpërmjet një videoje në “Facebook” ka thënë detaje në lidhje me këtë ligj.

“Më 1 mars 2020 do të hyjë në fuqi Ligji i migracionit në Gjermani. Me këtë rast nuk bëhet fjalë për kuota të reja për leje pune për punonjës nga Ballkani Perëndimor, por për një rregull që vlen në mbarë botën”, ka thënë Heldti.

Ai ka thënë se Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar. “Kjo është një rregull për fuqi punëtore të kualifikuar, e cila mund ta organizojë migrimin në Gjermani në bazë të kësaj rregulleje të re ligjore. Por fuqi e kualifikuar punëtore do të thotë të kesh kualifikim profesional në cilindo sektor, i cili që duhet të njihet në Gjermani përpara se të mund të parashtrohet një kërkesë për vizë”.

“Në gjithë këtë, prioritet për ne është që kjo ndërlidhet edhe me idenë e migrimit qarkullues, që do të thotë që kualifikimet e reja, të cilat merren në Gjermani mund të barten më vonë në jetën profesionale në Kosovë për ta zhvilluar edhe më tej ekonominë e këtushme. Edhe në këtë pikë Gjermania këtu në Kosovë ka një gamë të gjerë instrumentesh për të ndihmuar në jetën profesionale në vend”, është shprehur ambasadori Heldt.

Shqipëri30 minutes ago

NATO dhe Zelensky paralajmërojnë: Putin është i paparashikueshëm! I gatshëm të marrë rreziqe dhe të provokojë Aleancën

Lajme48 minutes ago

Adnan Azizi pas arrestimit të drejtoreshës së SHISH në Shqipëri: Kjo është kambanë alarmi

Lajme57 minutes ago

Shembull i ndershmërisë: Strugani gjeti një çantë plot me para, ia dorëzon pronarit!

Kosovë1 hour ago

Mahmuti: Rrezikohet rendi kushtetues i Kosovës, duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Kosovë1 hour ago

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

Shëndetësi1 hour ago

Kostoja e shëndetit/ 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë

Lajme2 hours ago

Iseni vlerëson dëshminë e Fadil Pushkollit: Profesionalizëm, respekt dhe trajtim dinjitoz

Bota3 hours ago

Thellohet përplasja e Trump me mediat, vendimi kalon në duart e gjykatës

Maqedoni5 hours ago

Aksion në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli: 6 të arrestuar, sekuestrohen mbi 100 mijë euro

Shqipëri5 hours ago

Zjarr i madh në Gjirin e Lalzit, era favorizon flakët që i afrohen me shpejtësi ndërtesave! Evakuohen banorë e pushues pranë zonës së rrezikut! (VIDEO)

Kosovë6 hours ago

“Ka pasë dëshmitar që ka thanë ‘çka m’keni pru këtu, kurgjo s’kom me këta”, Bilall Sherifi zbulon detaje për procesin në Hagë

Maqedoni7 hours ago

Incident në Shkup: Holandezi dhe spanjolli dyshohet se sulmuan 33-vjeçarin nga Haraçina

NA NDIQ NË FACEBOOK