Connect with us

Lajme

Ambasadorët Kim dhe Soreca takohen me inspektorin e Lartë të Drejtësisë

Publikuar

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim dhe ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca zhvilluan një takim me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë, Artur Meta.

Bëhet e ditur se Metani i ka njohur ambasadorët me detyrat dhe sfidat e institucionit të ri kushtetues, përgjegjës për verifikimin e ankesave, hetimin e shkeljeve disiplinore dhe fillimin e procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve.

Ambasadorja Kim dhe ambasadori Soreca shprehën mbështetjen e fortë për punën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si një institucion i rëndësishëm në strukturën e sistemit të drejtësisë./ A2 CNN

NA NDIQ NË FACEBOOK