Connect with us

Lajme

Ambasada e Shqipërisë në Itali konfirmon mbylljen e listave për riatdhesim

Publikuar

me

Ambasada e Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, bëjnë të ditur se pas njoftimit të Qeverisë për riatdhesimin e qytetarëve të bllokuar jashtë vendit kanë marrë një numër jashtëzakonisht të madh emailesh dhe telefonatash nga persona që kërkojnë të rikthehen në Shqipëri.

Por siç e ritheksoi sot Kryeministri Rama, institucionet diplomatike në Itali po punojmë për rikthimin në atdhe, pas kontigjentit të parë që u kthye dje nga Italia,  vetëm të personave të regjistruar në Ambasadë në listën e mbyllur deri në njoftimin e Qeverisë.

“E kemi të pamundur, për shkak të numrit të tyre shumë të madh dhe rrethanave të punës, t’u pergjigjemi mesazheve të qytetarëve që na kanë shkruar. Ambasada dhe Konsullatat kërkojnë mirëkuptimin e të gjithëve për këtë” thuhet në deklaratën për media.

Nga ana tjetër, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe Konsullatat e Përgjithshme në Milano dhe Bari, u bën me dije qytetarëve të regjistruar se kriteret e prioriteteve për  riatdhesimin janë ato që janë bërë publike nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme.

“Kërkojmë nga qytetarët e regjistruar të jenë të aksesueshëm nëpërmjet telefonit, ëhatsapp ose email, në pritje të njoftimeve tona”./oranews.tv/

Advertisement

MË TË LEXUARAT