Connect with us

Kosovë

Albulena Haxhiu: Do t’ju kthehet fytyrës atyre që planifikuan mocionin

Publikuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se krerët e LDK-në nuk janë duke e dëgjuar popullin.

“Mocioni i nesërm për rrëzimin e Qeverisë më të mirë që ka pasur ndonjëherë Kosova, e sidomos në kohën kur po përballemi me virusin corona që ka marrë mijëra jetë njerëzish dhe mijëra të tjerë luftojnë për jetën apo janë të prekur nga ky virus, do t’ju kthehet fytyrës të gjithë atyre që e orkestruan këtë PLAN!”, ka thënë Haxhiu.

“Fatkeqësisht krerët e LDK, nuk dëgjojnë popullin dhe as anëtarësinë e tyre. Ata nuk po mund të shkëputen nga Thaçi e PDK!”.

NA NDIQ NË FACEBOOK