Kosovë
Albin Kurti: Raportet tona me Amerikën janë aq të thella, saqë s’ka kryeministër që mund t’i rrënojë ato

ryeministri Albin Kurti i është kundërpërgjigjur deputetit të PDK-së Bekim Haxhiu, i cili tha se Kurti po rrezikon raportet e Kosovës me Amerikën.
Kurti tha se raportet e Kosovës me Amerikën janë aq të thella sa s’ka kryeministër që mund t’i rrënojë ato.
Raportet tona me Amerikën janë aq të thella, saqë nuk rrezikohen me asnjë kryeministër. Nuk ka kryeministër që mund të na i rrënojë raportet me SHBA-të. Është gabim të thuhet Washingtoni i mirë e Brukseli i keq. Të dyja janë të mira. Është gabim për politikën tonë të jashtme të thuhet ashtu”, tha Kurti./Periskopi/






















