Connect with us

Sport

Aksident tragjik në Guinea, humbasin jetën tetë futbollistë

Publikuar

Autobusi i klubit të futbollit Etoile de Guine ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në dalje të qytetit Mamou duke u marrë jetën plot 8 futbollistëve.

Skuadra e Etoile de Guine po udhëtonte drejt Kankanit për të zhvilluar ndeshjen e parë të sezonit të ri, por kjo ndeshje është kthyer në një ferr të vërtetë për lojtarët e Etoile.

Nuk është hera e parë që në Guinea, regjistrohen të tilla tragjedi që u marrin jetën futbollistëve pasi në janar humbën jetën tre lojtarë të skuadrës Uakria në një tjetër aksident. Aksidenti tragjik i ndodhur së fundmi, ka tronditur botën e futbollit, duke marrë vëmendjen e mediave prestigjioze.

Sportdashës të shumtë, kanë shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën.

NA NDIQ NË FACEBOOK