Connect with us

Kosovë

Agim Bahtiri e merr për ‘budallaqe’ Vjosa Osmanin: I kërkon shtyerje të seancës së mocionit

Publikuar

më

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, e ka ftuar Kryeparlamentaren Vjosa Osmani që ta shtyjë seancën për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë.

“Në këtë kuadër, ftoj edhe Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, që të shtyej për një kohë të përshtatshme seancën e thirrur për mocionin e ngritur nga LDK-ja, pasi që nuk ka kushte për mbajtjen e saj bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për masa mbrojtëse nga koronavirusi COVID-19”, ka thënë Bahtiri përmes Facebook,.

Por, shumica e parlamenteve në botë janë në punë pavarësisht masave mbrojtëse kundër përpahjes së koronavirusit. Ai i Gjermanisë, i Austrisë, i Turqisë dhe i plot vendeve të tjera./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK