Kosovë
Abazi me fyerje të rënda pasi kupton që mund të shkarkohet: I quan “antikombëtarë e antiamerikanë” Thaçin e Mustafën

Zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë Kurti, Haki Abazi, ka reaguar në profilin e tij në Facebook pasi u mor vesh se seanca për mocionin e mosbesimit do të mbahej nesër.
Periskopi mori vesh nga burime të vetat se kjo seancë do të mbahej ditën e nesërme, më 25 mars, prej orës 11:00 të mëngjesit.
Duket se z.Abazi e ka kuptuar seriozitetin e situatës dhe ka fyer rëndë presidentin Thaçi dhe kryetarin e LDK-së, z.Isa Mustafa.
Ai ka quajtur të dy si “anti-shtet, antikushtetues, antikombëtar, anti-amerikanë dhe anti-evropianë.”
Z.Abazi në të kaluarën kishte pasur fyerje të rënda edhe për vetë Vetëvendosjen, së cilës parti i takon sot.
Po ashtu, ai ka paralajmëruar se për Avdullah Hotin do të fliste një ditë tjetër – duke lënë mundësinë që edhe ky i fundit të fyhej prej tij.
Më poshtë e keni postimin e plotë:
Thaçi dhe Mustafa po dalin të jenë antishtet, antikushtetutes, antikombëtar, antiamerikan dhe antievropian. Për Hotin flasim një ditë tjetër, kur kalon COVID-19.


















