Kosovë
AAK pozicionohet nesër për dialogun, Haradinaj del në konferencë për media

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka paralajmëruar për nesër një konferencë për media.
Përmes një komunikate për media është bërë e ditur se në këtë konferencë do të flas kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shkruan lajmi.net.
Ai do të flas për qëndrimet e AAK-së për dialogun me Serbinë.
Konferenca fillon në ora 13:00, në selinë qendrore të AAK-së.
Ndryshe, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka bërë tashmë të qartë pozicionimin e saj karshi dialogut dhe taksës.
Ky subjekt tanimë është më i zëshmi që taksa ndaj Serbisë të mos hiqet nga qeveria e Kosovës, pa garancinë për marrëveshje finale që Kosovës i siguron njohjen nga Serbia.




















