Connect with us

Kosovë

A po paraqet tarifa pengesë për importin e pajisjeve kundër koronavirusit?

Publikuar

më

Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur thirrjen e tyre për institucionet e Kosovës që të heqin plotësisht tarifën 100 për qind ndaj importeve nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Zyrtarë nga Departamenti i Shtetit kanë thënë po ashtu se mosheqja e tarifës doganore është duke e dëmtuar popullin e Kosovës dhe duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër pandemisë së koronavirusit.

Ata kanë theksuar se në këtë drejtim ka pengesa, pasi që po krijohen vonesa për hyrje në Kosovë të pajisjeve të nevojshme, duke potencuar se tarifa po pengon edhe rritjen ekonomike.

Zyrtarët e Qeverisë së Kosovës thanë për Radion Evropa e Lirë se bashkëpunimi me shtetet e rajonit, përveç Serbisë, është duke shkuar mirë në të gjitha aspektet, duke përfshirë edhe çështjen e bashkëpunimit rreth pandemisë. Ndërkaq, në lidhje me deklaratat e zyrtarëve të Departamentit amerikan të shtetit, në Qeverinë e Kosovës nuk kanë dashur të komentojnë në mënyrë specifike.

Zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, tha për Radion Evropa e Lirë se qeveria është duke u siguruar që qytetarët e Kosovës të mos pësojnë, kur bëhet fjalë për mallra esenciale për shkak të vendimeve, të cilat, sipas tij, kanë derivuar nga qeveria e kaluar.

“Në përjashtim me shtetin e Serbisë me të cilin kemi disa mospajtime, me të gjitha shtetet e rajonit kemi një bashkëpunim shumë të mirë deri tani, sidomos në kuadër të luftimit me COVID- 19, me ç’rast, Qeveria e Kosovës ka marrë masa dhe vendimet e duhura, me qëllim të sigurimit e furnizimit të nevojshëm dhe të vazhdueshëm me mallra esenciale për qytetaret”, tha Kryeziu.

Autoritetet shëndetësore konfirmojnë se aktualisht Kosova ka një furnizim të qëndrueshëm me medikamente, por, siç thonë ata, është i nevojshëm që furnizimi të përforcohet edhe më tej.

Faik Hoti, drejtor i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, tha për Radion Evropa e Lirë se për faktin që nuk dihet rrjedha e saktë e epidemisë së COVID-19, duhet një furnizim më i madh.

Ai thotë se Kosova po shfrytëzon rrethana e lehtësime të ndryshme në mënyrë që të sigurojë importe të produkteve faramceutike.

“Normalisht importin e produkteve e bëjnë qarkulluesit farmaceutikë, kompanitë e ndryshme. Është e natyrshme që në këtë kohë ka restrikcione, mirëpo po gjenden rrugë që të importohen edhe barna dhe ato të distribuohen për nevojat e sektorit shëndetësor”, tha Hoti.

Në Kosovë aktualisht janë duke funksionuar dy kompani prodhuese të produkteve dhe pajisjeve mjekësore, të cilat kanë ndërprerë tash për tash eksportin jashtë vendit, për shkak të kërkesave të shtuara në tregun e brendshëm.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë tha se aktualisht nuk janë duke u bërë importe të produkteve medicinale.

“Nga Serbia, ka hyrje të mallrave, por kryesisht grurë dhe miell. Nuk ka import të mallrave medicinale”, tha Stavileci.

Më 20 mars, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për heqjen e tarifës për importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

Kryeministri tani në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, pati thënë se vendimi “u votua me 10 vota për dhe 2 abstenime për të liruar nga tarifa 100% importin e lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina”.

Kurse, më 1 prill, Qeveria tani në detyrë e Kosovës pritet të nxjerrë një vendim tjetër për vënien e masave të reciprocitetit, në vend të tarifës 100%.

Tarifën 100 për qind e kishte vendosur Qeveria e kaluar e Kosovës, e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, në nëntor të vitit 2018.

Që nga ajo kohë, dialogu në mes Kosovës dhe Serbisë ishte ndërprerë, çka edhe u pasua me kërkesat e vazhdueshme të Uashingtonit e Brukselit për heqjen e kësaj mase.

Maqedoni15 minutes ago

Mickoski kërkon BE-në dhe NATO-n në bisedimet me Bullgarinë: Argumentet të dëgjohen nga të gjithë

Lajme47 minutes ago

Gjendja e Agim Islamit është rënduar në burg, familja kërkon zgjidhje për rastin “Alfa”

Shqipëri47 minutes ago

Sulm i përgjakshëm brenda një shkolle në Sllovaki, vritet me thikë mësuesja, plagosen 2 të tjerë! Autori i krimit një nxënës 14-vjeçar!

Kosovë1 hour ago

Prokuroria Speciale fton zyrtarët e Listës Serbe, dyshohen për sulm ndaj rendit kushtetues dhe vepra të tjera

Maqedoni2 hours ago

Shpërbëhet grup kriminal nga Shkupi! Kallëzim penal ndaj tre personave për terrorizëm dhe trafikim të paligjshëm me armë

Maqedoni2 hours ago

Sllupçani ngrihet më 2 tetor – marsh në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Maqedoni2 hours ago

Mickoski paralajmëron shkarkime të zëvendësministrave dhe drejtorëve brenda dy javësh

Shqipëri2 hours ago

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Kosovë2 hours ago

Deputeti i LVV’së tregon nëse e votojnë Ramush Haradinajn për president

Lajme3 hours ago

Mustafa Dauti: Dogana drejt transformimit digjital, tranzit më i shpejtë dhe kufij inteligjentë

Maqedoni4 hours ago

Alarm në depot ushtarake në Tetovë – 7 polakë hyjnë me katërçikla, 4 kapen e 3 arratisen

Kosovë4 hours ago

Mësohet se kush janë gjyqtarët e caktuar në Apel për rastin e ish-krerëve të UÇK-së

NA NDIQ NË FACEBOOK