Sport
A do të rikthehet te Liverpool? Përgjigjet Sterling

Ylli anglez pikërisht nga Liverpool ishte transferuar te Manchester City në vitin 2015.
Sterling ka qenë një nga lojtarët kyç të Liverpool që në sezonin 2013/2014 ishin shumë afër të fitonin titull kampion, të humbur krejt në fund.
Te City, lojtari tashmë ka fituar Premierligën dhe disa trofe të tjerë, por dashurinë për Liverpool po e ruan ende.
“A do të rikthehesha ndonjëherë te Liverpool? Të jem i sinqertë, unë e dua Liverpoolin”, është përgjigjur Sterling./Lajmi.net/





















