Kosovë
660 mijë raste me koronavirus në tërë botën, mbi 30 mijë të vdekur

Bota po shënon rritje të numrit të të prekurve me koronavirus.
Sipas statistikave të cilat ofrohen në kohë reale, deri tani në tërë botën janë konfirmuar 659 mijë e 780 raste me COVID-19.
Nga ky numër i përgjithshëm, janë shënuar 30 mijë e 637 viktima dhe mbi 141 mijë të shëruar.
Numrin më të madh të rasteve të konfirmuara e ka SHBA-ja me 120 e 763 mijë pacientë, pasuar nga Italia me 92 mijë e 472 dhe Kina me 81 mijë e 394.
Italia shënon numrim më të madh të viktimave, saktësisht 10 mijë e 24, pasuar nga Spanja me 5 mijë e 982.
Statistikat në kohë reale lidhur me përhapjen e koronavirusit mund t’i ndiqni duke klikuar këtu.
















