Lajme
59 vjeçarja nga Elbasani e infektuar me koronavirus lëviz nëpër qytet

Në qytetit e Elbasanit ka ndodhur një ngjarje jo shumë e mirë gjatë ditës së sotme.
59 vjecarja e cila ka edhe të birin e infektuar me COVID-19 në spitalin Infektiv në Tiranë pasi është infektuar nga Koronavirusi, ka lëvizur ditën e sotme nga vetkarantinimi në shtëpinë e saj.
Është konfirmuar zyrtarisht se është prekur nga Covid-19, ka lëvizur me makinë private nga Elbasani drejt spitalit infektiv në Tiranë.
Arsyeja e lëvizjes së 59 vjeçares nga vetkarantinimi kanë qenë problemet e tjera mjekësore që ajo ka patur.
Ajo u infektua nga djali i saj së bashku me bashkëshortin, njofton Abc News përcjell Klan Kosova.
Djali i saj, 31 vjeç u infektua nga Covid-19 pas vizitës së tij në Itali në zonën e Lombardisë.
Ndërkohë në urdhrin i qeverisë për ata që thyejnë vetëkarantinimin, aplikohet gjoba prej 700 000 lekë.



















