Lajme
4 pjesëtarët e familjes dolën pozitiv me Covid-19, dezinfektohet zona ku punonte dhe jetonte familja në Vlorë

Bashkia e Vlorës ka dezinfektuar sot zonën ku punonte dhe jetonte 57 vjeçari dhe familja e tij që dje u konfirmuan me Covid-19.
Mbrëmjen e djeshme familja prej katër persona është shoqëruar për tek infektivi i Tiranës pasi shfaqi simptomat e virusit Covid 19.
Pallati ku jetonte familja me iniciale P.S. është në qendër të qytetit të Vlorës mbi Postën Qëndrore , po ashtu 57 vjeçari kishte para ambienteve të pallatit një njësi ambulante ku i shërbente qytetarëve, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.


















