Connect with us

Lajme

22 raste të reja, regjistrohet viktima e katërt nga koronavirusi në Maqedoni

Publikuar

Në 24 orët e kaluara, 22 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në vend.

Sipas qyteteve: Shkupi (9), Kumanova (3), Struga (3), Tetova (2), Dibra (2), Prilep (2), Manastiri (1). Kështu, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me KOVID-19 është 241 persona deri sot në orën 12:00.

“Këtë mëngjes një paciente vdiq në moshën 66 vjeç nga zona e Strugës. Ajo dhe burri i saj u diagnostikuan dje me koronavirus. Pacientja kishte sëmundje të zemrës, sëmundje kronike pulmonare dhe tension të gjakut”, njoftojnë mga Minsitria e Shëndetësisë.

Numri i përgjitshëm i pacientëve me Covid 19 është 241.