Uncategorized
Pas Zvicrës, shënohet viktima e parë nga koronavirusi edhe në Britani

Një pacient me kushte shëndetësore themelore ka vdekur pas testimit pozitiv për koronavirus, njofton Royal Berkshire NHS Trust.
“Ne mund të konfirmojmë se një pacient i moshuar me kushte shëndetësore themelore ka vdekur. Pacienti ka qenë më parë brenda dhe jashtë spitalit për arsye jo koronavirus, por me këtë rast është pranuar dhe natën e kaluar është testuar pozitive për koronavirus”, thuhet në njoftim, transmeton gazeta britanike Mirror.
Sot gjatë ditës u raportua edhe për një rast të vdekjes në Zvicër si pasojë e koronavirusit.






















