Connect with us

Kosovë

​Malishevë, ndahen 150 mijë euro për menaxhimin e situatës me koronavirusin

Publikuar

më

Kuvendi i Komunës së Malishevës, ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme, për ndarjen e mjeteve për menaxhimin e situatës me COVID-19, dhe ka ndarë një shumë prej 150 mijë eurove.

Fillimisht, kryesuesi i KK të Malishevës, Rrahim Morina, e bëri një hyrje për qëllimin e thirrjes së mbledhjes së jashtëzakonshme dhe tha se janë në një situatë jo të mirë, pasi Komuna e Malishevës,, deri më tani është më e prekura me virusin korona.

Më pas, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e paraqiti gjendjen aktuale në Malishevë, menaxhimin e situatës së krijuar dhe nevojën për ndarjen e mjeteve me qëllim të marrjes së masave shtesë për parandalimin e kësaj situate, menaxhimin e saj dhe ofrimin e mbështetjes për familjet në nevojë gjatë kësaj situate.

Më pas, në emër të subjekteve politike në KK, kanë folur, Avdi Morina-NISMA, Alban Mazreku-PDK, Valon Krasniqi-L DK, Alban Krasniqi-LVV dhe Kastriot Berisha-AAK, të cilët kanë kërkuar më shumë angazhim dhe transparencë në shpenzimin e mjeteve, sikur edhe kujdes të shtuar nga shtabi emergjent komunal.

Sipas komunikatës, të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike, ju kanë bërë thirrje qytetarëve që të zbatojnë këshillat dhe udhëzimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për kujdes të shtuar, për të qëndruar në shtëpi, për të mos dalë pa nevojë, higjienë dhe mbajtje të distancës sociale, pasi kjo është mënyrë më efektive për parandalimin e infektimit me virusin korona.

“Në këtë shumë të ndarë për menaxhimin e situatës, një pjesë e mjeteve do të shkojnë në sektorin e shëndetësisë, një pjesë për ndihmë familjeve në nevojë, vazhdim të dezinfektimit të objekteve dhe hapësirave, si dhe një pjesë për nevoja t e paparashikuara që mund të dalin gjatë menaxhimit të situatës, përfshi edhe nevojat e shtabit emergjent komunal”, thuhet në komunikatë.

Lajme12 minutes ago

Sali: Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë në rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Lajme13 minutes ago

Daut Haradinaj në protestë: Fatkeqësi e madhe mosvotimi i ligjit, po gëzohet Beogradi

Maqedoni1 hour ago

Memishi përuron çerdhen e re në Përshevcë: Investim prej 808 mijë eurosh për 147 fëmijë

Shqipëri2 hours ago

Forumi “Platformë për Opozitën”, propozohen kandidatë të përbashkët në çdo bashki të vendit, diskutimet në tryezë!

Kosovë2 hours ago

Adnan Azizi dënon sulmin ndaj familjarit të dëshmorit dhe hoxhës Fahrush Rexhepi: “Jo në emër të UÇK-së!”

Maqedoni2 hours ago

Sofja e mban në pritje Shkupin, Filipçe shpërthen: “Nuk pres asgjë, do të aktrojnë si patriotë!”

Kosovë3 hours ago

Shefi i Policisë i kalon me vrull barrikadat te Kuvendi e befason pak një polic

Maqedoni3 hours ago

Thellohet “gropa” tregtare: Deficiti i Maqedonisë së Veriut arrin në 148,9 miliardë denarë

Shqipëri4 hours ago

EMRI/ Mori ryshfet për të ndihmuar një person me “arrest shtëpie” që të largohej nga banesa, AMP arreston efektivin e Policisë në Elbasan

Lajme5 hours ago

Daut Haradinaj: Shans historik për ta votuar shfuqizimin e Gjykatës Speciale, të ndërgjegjësohemi

Lajme5 hours ago

Kurtishi: Për të marrë rrogën, duhet të vish në punë, nuk shkon: edhe patriot edhe hajdut

Lajme5 hours ago

Këshilli Fiskal alarmon: Sistemi pensional nën presion – deficiti arrin 5.2% të PBB-së, reformat nuk mund të shtyhen

NA NDIQ NË FACEBOOK