Kosovë
Çka do të ndodhë nesër në Kosovë?

Nesër, më 25 mars, Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të propozuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Seanca e Kuvendit, do të fillojë në orën 11.
Ndërkohë, një ngjarje e paralajmëruar tjetër për nesër, është edhe mbledhja e Kuvendit komunal të Drenasit.
Më poshtë, janë ngjarjet e datës 25 mars:
Kuvendi komunal i Drenasit mban mbledhjen urgjente ku do të ndaj një fond për luftimin e koronavirusit. (Salla e Kulturës në Drenas, ora 10:00)
Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, të propozuar nga grupi parlamentar i LDK-së. (Kuvendi, ora 11:00)





















