Connect with us

Kosovë

​Këto janë aktivitetet e pezulluara në shërbimet me qytetarë

Publikuar

Ministria i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike njofton të gjithë qytetarët se pas marrjes së vendimit të Qeverisë për shpalljen e emergjencës për shëndetin publik si rezultat i koronavirusit, ka pezulluar disa aktivitete që ofrohen nga agjencitë e saj.

Në Departamentin për Operacione të Policisë së Kosovës janë ndërprerë dhe reduktuar shërbimet në sektorin që lëshojnë vërtetimet e të kaluarës kriminale, sektori që lëshon vërtetimet për dokumente të humbura, sektori që merret me aplikim për leje të armëve.

Po ashtu, ndërpritet përcjellja e materialeve të rrezikshme dhe përcjelljet tjera dhe shërbimet ndaj studentëve për çështje studimi (statistika, raporte etj.)

Do të ketë aktive në nivel vendi të gjitha Qendrat Operative Emergjente 112.

Agjencia për Regjistrim Civil ka mbyllë Qendrat për Pajisje me Dokumente (QPD) dhe Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve (QRA) në Komunën e Vitisë, Klinës dhe Malishevës.

Aplikimi për letërnjoftim, pasaportë dhe patentë – shoferë si dhe regjistrimi i automjeteve, përjashtimisht QPD-ve dhe QRA-ve të përmendura më lart, bëhet vetëm për rastet urgjente mjekësore.

Tërheqja e letërnjoftimit, pasaportës dhe patentë – shoferit, bëhet vetëm në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Prishtinë;

Po ashtu, apostilimi dhe verifikimi i dokumenteve të gjendjes civile bëhet vetëm për rastet urgjente mjekësore dhe terminët e caktuara në ambasadat e huaja në Kosovë.

Policia e Trafikut Rrugor do të kenë parasysh për të gjitha rastet për patentë-shofer të skaduar, si dhe automjetet që iu ka skaduar regjistrimi, nga hyrja në fuqi e vendimit të Qeverisë dhe për ato automjete që janë të paregjistruara për shkak se ofrimi i këtyre shërbimeve nga ARC-ja momentalisht është pezulluar.

Inspektorati Policor i Kosovà «s do të kenë kujdestari në thirrje në të gjitha regjionet, sipas nevojës, dhe zyrat rajonale në Prizren, Gjilan e Mitrovicë të Veriut do të mbulohen nga zyrtarët e regjioneve përkatëse.

Departamenti për Siguri Publike nuk do të kryejë këto shërbime për qytetarë:

Në sektorin e shërbimeve private të sigurisë: shërbimet për palët, kompanitë private të sigurimit dhe punëtorët e sigurimit, përjashtimisht rasteve të veçanta që koordinohen mes institucioneve, kompanive private të sigurimit dhe punëtorëve të sigurimit ose aktivitete të veçanta në mes të institucioneve, kompanive private të sigurimit dhe punëtorëve të sigurimit.

Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion pezullon shërbimet: pajisje me leje qëndrim për të huajt, fitim dhe humbje e shtetësisë së Kosovës, kërkesat për ri- pranim dhe vendimmarrjen lidhur me kërkesat për mbrojtje ndërkombëtare.

Maqedoni24 minutes ago

Kërcënoi drejtorin dhe hyri me forcë në zyrat e tij, arrestohet personi i dhunshëm

Lajme31 minutes ago

Latifi me ambasadoren e SHBA-së në terren: Ndërlidhja energjetike me Shqipërinë, projekt që e kemi pritur për dekada

Maqedoni49 minutes ago

MPB paralajmëron: Ulni menjëherë dronët nëse shihni ose dëgjoni helikopter policie

Maqedoni1 hour ago

Ministria e Jashtme e Shqipërisë: Mospërfshirja e himnit kombëtar në Pustec, mungesë protokolli

Kosovë1 hour ago

“Specialja është antishqiptare, akuzat i fabrikoi Serbia”/ Petraj: Kurti i do komandantët e UÇK-së në burg

Lajme1 hour ago

Ndodh në Karposh të Shkupit: S’e largon veturën, puntorët detyrohen të asfalltojnë përreth

Kosovë1 hour ago

24 mijë euro gjobë për vonesat në rrugën Prishtinë–Podujevë, Basha paralajmëron penalitete të reja

Maqedoni2 hours ago

Standard i dyfishtë, Mickoski në Shkup kërkonte respektimin e ligjit, në Shqipëri në prezencë të tij nuk u ekzekutua himni shqiptar

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Vuçiqi i shpalli zgjedhjet, Mickovski menjëherë! S’është rastësi, sepse punon sipas urdhërave

Maqedoni2 hours ago

BDI: VLEN hesht 24 orë pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare

Lajme3 hours ago

BDI: Kaluan 24 orë, s’VLEN ende i strukur pa zë për zgjedhje të parakohshme!

Maqedoni3 hours ago

Angellov: Përfundoi gjendja e krizës me ujin e pijshëm në Gostivar, tutje për cilësinë e ujit duhet të kujdeset pushteti lokal

NA NDIQ NË FACEBOOK