Connect with us

Sport

ZYRTARE: Pas vetëm 10 javësh, Klinsmann jep dorëheqje nga Facebooku

Publikuar

Humbja që pësoi kundër Mainzit në javën e kaluar si duket ka qenë fundi i aventurës së legjendës gjermane në krye të skuadrës nga kryeqyteti gjerman.

Klinsmann në profilin e tij zyrtar në Facebook, ka bërë të ditur se do të jap dorëheqje të menjëhershme, duke theksuar se qysh në fillim i ka munguar besimi dhe mbështetja nga udhëheqësit e klubit, për ta ngritur klubin më lartë.

Klinsmann do të largohet nga pozita e trajnerit, por ai do të jetë pjesë e klubit, pasi do të rikthehet në postin e tij si anëtar i bordit ekzekutiv.

Aventura e legjendës gjermane si trajner tek Hertha zgjati vetëm 10 javë dhe dorëheqja e tij erdhi nga rrjeti social e që befasoi të gjithë. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK