Connect with us

Lajme

Zyrtare: Koronavirusi bëhet epidemia më vrastare e shekullit

Publikuar

Koronavirusi është bërë edhe zyrtarisht epidemi më vrastare se sa SARS-i i vitit 2003, me numrin e viktimave që tashmë ka arritur në 813.

Kur epidemia SARS përfshiu shumë vende të botës, kishte pasur një panik në mbarë globin dhe ishin infektura më shumë se 8 mijë njerëz, duke i vrarë 774 sosh. Rata e mortalitetit nga ky virus ishte e jashtëzakonshme, gati 10 për qind.

Ndërkohë, koronavirusi ka invektuar gati 40 mijë njerëz në mbarë botën, me 27 mijë prej tyre vetëm në provincën Hubei të Kinës, sipas CNN.

Mortaliteti megjithatë vazhdon të mbetet ndjeshëm më i ulët.

Ashtu si SARS, ky shpërthim është shkaktuar nga një koronavirus, një familje e viruseve të zakonshme për kafshët që varijojnë nga ftohja e zakonshme, tek sëmundjet më serioze, siç është sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme (MERS).

Të dyja viruset, SARS dhe Wuhan filluan në Kinë , dhe besohet se e kanë origjinën nga tregjet e kafshëve të egra./Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK