Sport
ZYRTARE: KB Peja prezanton trajnerin e ri

Në një njoftim zyrtar nga klubi pejan, trajneri turko-boshnjak thuhet se ka karrierë të begatshme.
Ai së fundmi ka qenë kryetrajner në Konyaspor, ndërsa në të kaluarën ka menaxhuar Ushak Sportin, Royal Hali Gaziantepin e Darussafakan – derisa Peja do të jetë klubi i parë që drejton jashtë Turqisë.
Më poshtë njoftimi nga KB Peja:
Zyrtare: KB Peja ka arritur marrëveshje me trajnerin Adis Bećiragić
Disa ditë pas shkarkimit të trajnerit të Jeronimo Sarin klubi ka arritur të bëjë marrëveshje të re me super trajnerin Turko-Boshnjak Adis Bećiragić.
Adis ka një karrierë të begatshme në Turqi si trajner dhe në Bosnje si lojtar. Më poshtë i kemi paraqitur disa detale nga rrugëtimi i Adis në Basketboll. /Lajmi.net/






















