Sport
ZYRTARE: Besiktas siguron shërbimet e Kevin – Prince Boateng

Ylli ganez i futbollit, Boateng, është transferuar te gjiganti turk, Besiktas, duke ndërprerë aventurën me Fiorentina.
Lajmin për transferimin e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Besiktas, transmeton lajmi.net.
Boateng do të kalojë në Superligën e Turqisë vetëm në formë huazimi, kurse kartoni i tij i mbetet skuadrës së Fiorentinës.
Boateng shihet si një nga transferimet më interesante në kampionatin turk, gjatë kësaj merkatoje. /Lajmi.net/


















