Connect with us

Lajme

Zoran Zaev: Është normale që LSDM-ja të bëj koalicion me shqiptarët, Mickoski s’ka të drejtë, është nacionalist

Publikuar

me

Zaev tha se LSDM-ja e ka përgatitur dhe po punon për një shoqëri të barabartë dhe në qoftë se bën koalicion para ose pas zgjedhor me partitë politike shqiptare është normale. Por pohoi se ai që nuk ka të drejtë të bëjë koalicion me partitë shqiptare është kreu i opozitës, Hristian Mickoski I cili është shumë nacionalist dhe nuk e lënë edhe votuesit. Zaev shtoi se votuesit e LSDM-së janë të gatshëm për një koalicion, qoftë parazgjedhor ose pas zgjedhjeve me partitë shqiptare, përcjell TV21.

“Vendi jonë është multi-etnik dhe duhet të jetë një. Të gjithë duhet të kenë të drejta të barabarta. Kemi mundësinë ekskluzive të mendojmë për koalicion me partitë shqiptare. Këtë mund ta bëjmë edhe para po edhe pas zgjedhjeve. Kjo është shumë normale, sepse ne e kemi përgatitur trupin votues. Por nëse Mickoski mendon të bëj një gjë të tillë do i largohen votuesit sepse në atë mënyrë i ka përgatitur vet votuesit, është nacionalist”, tha Zaev, përcjell TV21.

Në emisionin Click Plus për koalicion të mundshëm me LSDM-në foli edhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami. Ai tha se në rast se LSDM-ja i dorëzon ofertë Lëvizjes BESA, e njëjta do të diskutohet nga Kuvendi Qendror.

“Do të pranonim, mbi bazë të ofertës, nëse do të jetë një ofertë që përputhet me platformën dhe programin e Lëvizjes Besa dhe nëse kjo do të ishte e pranuar nga organet e Lëvizjes Besa në këtë rast Kuvendi Qendror si organi më i lartë”, tha Kasami duke vlerësuar se ofertë nuk është vetëm ndarja e pozicioneve në listën zgjedhore. /TV21/

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com