Lajme
Zjarr në një lagje në Shkodër, humb jetën 13 vjeçarja (VIDEO)

Një zjarr ka shpërthyer në një lagje të komunitetit rom në Shkodër.
Si pasojë e këtij zjarri ka humbur jetën një vajzë 13 vjeçare.
Familjarët pasi e kanë vërejtur mungesën e vajzës i kanë filluar kërkimet duke e gjetur në një nga barakat e familjes Dashi, raporton Top Channel, përcjell Klan Kosova.
Flakët janë përhapur në pak minuta duke përfshirë disa baraka ku strehoheshin disa familje.
Zjarrfikësit bënë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve ndërsa shkak i zjarrit dyshohet të jetë një pajisje ngrohëse.




















