Connect with us

Sport

Zidane i mahnitur nga një tjetër talent, kërkon në ekip 16-vjeçarin!

Publikuar

Real Madrid po përqendrohet gjithnjë e më shumë te talentet vitet e fundit, teksa ka në ekip lojtarë si Vinicius, Rodrygo apo edhe Reinier, i cili u ble së fundmi për 30 milionë euro. Gjuetia e talenteve duket se nuk ka përfunduar, pasi Zidane ka edhe një tjetër “ksim”.

Bëhet fjalë për Rayan Cherki, i cili po mahnit Francën me paraqitjet e tij të fundit me Lyon. Vetëm 16 vjeç, sulmuesi ka një klas të jashtëzakonshëm, që është pikasur nga trajneri i “Los Blancos”. Sipas raportimeve të fundit nga prestigjiozja “AS”, Zidane i ka kërkuar presidentit Perez që ta sjellë në Madrid Cherkin.

16-vjeçari ndiqet prej muajsh nga tekniku francez, i cili në fund të sezonit mund ta ketë në ekipin e tij. /Telesport

NA NDIQ NË FACEBOOK