Kosovë
Zgjedhjet në Podujevë: Debat i ashpër mes Bulliqit të VV’së dhe Rudarit të LDK’së

Shpejtim Bulliqi kadidat për kryetar të Podujevës nga VV dhe Nexhmi Rudari nga LDK, vazhdimisht po drejtojnë akuza ndaj njëri-tjetrit.
Shpejtim Bulliqi i ka hedhur akuza të rënda ndaj Nexhmi Rudarit duke thënë që LDK’ja nuk e di se çfarë ka punuar ai, shkruan Periskopi.
“Shpejtim Bulliqi anëtarët e LDK’së nuk ka nevojë t’i shantazhoj, por LDK’ja nuk e din se çfarë ka punuar Nxehmi Rudari. Po shantazhojnë punëtorët e arsimit që në momentin që do të vijë Shpejtim Bulliqi do t’i largoj të gjithë”, u shpreh ai
Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Nexhmi Rudarit duke thënë se Bulliqi e ka tradhtuar elektoratin e LDK’së.
“Shpejtim Bulliqi e ka tradhtuar elektoratin e LDK’së, Bulliqi ka dalë kur i ka realizuar të gjitha interesant në LDK’së. Ka qenë drejtor, ka qenë deputetë, nënëkryetari i partisë, LDK’ja t’ka ba ky qe je ti , krejt prej LDK’së i ke ba, kur e ke pa që s’ke çka nxjerr ma prej LDK’së, ke dalë”, u shpreh ai.
Ndërsa kandidati i PDK’së, Naim Fetahu ka thënë se kandidatët nga VV e LDK janë nga e njëjta parti por vetëm emrat i kanë të ndryshëm, duke nënkuptuar që Shpejtim Bulliqi një kohë të gjatë ishte pjesë e LDK’së./Periskopi/






















