Shëndetësi
Zbardhja e dhëmbëve e pakontrolluar shkakton probleme të mëdha

Raportimet për zbardhjen e paligjshme të dhëmbëve që mund të lënë pacientët në rrezik të problemeve shëndetësore, përfshirë djegiet ose humbjen e dhëmbëve,janë në rritje, raporton BBC.
Shifrat e Këshillit të Përgjithshëm Dentar në Britani (GDC) treguan një rritje prej 26% krahasuar me vitin e kaluar.
Zbardhja e dhëmbëve mund të kryhet në Mbretërinë e Bashkuar vetëm nga profesionistë të regjistruar në GDC.
Mosrespektimi i kërkesës për t’u regjistruar mund të rezultojë në një precedent penal dhe një gjobë të pakufizuar.
Punonjësit e salloneve të bukurisë të palicencuar që përdorin mjete për zbardhjen e dhëmbëve dihen që shkaktojnë humbjen e dhëmbëve, djegie dhe qelb.






















