Lajme
Yuri Kim takon anëtarët e KLGJ: Të krijohen institucione të forta demokratike

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim u takua sot me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ajo i përgëzoi ata për përpjekjet e tyre në përmirësimin e administrimit të gjyqësorit dhe gjykatave.
Kim theksoi përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për të ngritur një sistem drejtësie të paanshëm, bazuar në sundimin e ligjit, ndërsa Shqipëria përpiqet të përmbushë potencialin e saj të plotë duke krijuar institucione të forta demokratike, bën me dije ambasada amerikane, raporton Tch.



















