Connect with us

Kosovë

Ymeri: VV e LDK të çakorduara përballë dialogut

Publikuar

Njeriu që dikur udhëhoqi Lëvizjen Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se është e pakuptimtë se si po shpërfillet Shefi i Qeverisë nga zyrtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se është për keqardhje pse bartësit kryesorë të institucioneve s’kanë kurrfarë koordinimi përballë dialogut me Serbinë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës e ka pranuar kolicionin me Lëvizjen VETËVENDOSJE!, dhe sëkëndejmi Albin Kurtin kryeministër, me vullnet politik dhe me marrëveshje. Andaj sjellja e zyrtarëve të caktuar të saj karshi shpërfilljes së kryeministrit në vazhdimin e dialogut me Serbinë është e pakuptimtë. Aq më tepër që bashkë (e LDK më shumë) për një vit rresht e trumpetuan si fitore të madhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, i cili në mënyrë eksplicite drejtimin e dialogut ia lë ekskuzivisht në dorë Kryeministrit.

 

 

“Është tejet e dëmshme për Kosovën dhe të ardhmen tonë si shoqëri nëse vazhdohet me këtë ç‘akordim institucional rreth një teme kaq të rëndësishme”, ka shkruar Ymeri, në një reagim në FB.

Ymeri ka thënë se VV e LDK po pësojnë nga mospërgjegjësia që kanë pasur në kohën kur ishin në opozitë derisa tash ende s’po dalin nga dëliri i fitoreve të pozitave shtetërore.

“ Prandaj bashkë me Grupin parlamentar të PSD-së insistonim që dialogu të bashkërendohej nga Kuvendi i Republikës. Për ta bërë zërin e Kosovës një, dhe në përputhje me vullnetin politik të qytetarëve të reflektuar në përqindje në Kuvend. Tash fatkeqësisht ata që e luftuan më së shumti këtë mekanizëm bashkërendimi (LVV dhe LDK) po përballen me të njëjtin problem, dhe po sillen në të njëjtën mënyrë të çakorduar. Pra po e pësojnë nga papërgjegjësia e tyre sa ishin në opozitë. Por kështu po e pësojmë të gjithë. Prandaj, duhet përfunduar kjo papërgjegjësi, ta lënë anash delirin e fitores e posteve të reja, dhe të fillojnë ta marrin seriozisht interesin e Republikës”, ka shtuar Ymeri.

Shqipëri14 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme1 hour ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni2 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni4 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme5 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë5 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni5 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni6 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK