Kosovë
Ymeri: Albin Kurti në heshtje po vazhdon t’i refuzojë simbolet e shtetit, e ka sa për sy e faqe

Visar Ymeri nga Partia Social Demokrate sonte në Blic Interview ka thënë se Albin Kurti edhe si kryeministër po vazhdon t’i mohojë simbolet e shtetit me qasjen e tij, transmeton Periskopi.
‘’Në heshtje po vazhdon mos pranimi dhe refuzimi i simboleve dhe në publik po bëhet pranimi sa për sy e faqe. Duke thënë se po të mos ishim në Qeveri do të vazhdonim të kundërshtonim simbolet’’, ka thënë Ymeri.
‘’Albin Kurti ka kaluar nga fjalia se drejtësia ndodh në shoqëri e jo në gjykata. Drejtësinë po e sheh në gjykata’’./PERISKOPI/




















