Connect with us

Kosovë

Xhavit Rexhaj emërohet zv/ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit

Publikuar

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Xhavit Rexhaj, zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Duke i uruar suksese në detyrë e re, kryeministri Kurti vlerësoi se përvoja profesionale e z. Rexhaj në fushën e arsimit dhe shkencës, do të jetë ndihmës në avancimin e sektorit të arsimit.

”Profesori ka udhëhequr grupin e akspertëve të Lidhjes Dekokratike të Kosovë për hartimin e programit të arsimit të LDK. Ka mbaruar studime master në Varshavë e në Oxford në fushën e studimeve britaneze, në Prishtinë e në Zagreb në fushën e letërsisë angleze dhe pedagogjisë, studimet e doktoratës në Universitetin e Tiranës dhe studimet postdoktorale në Universitetin e Nju Jorkut dhe të Los Angjelosit. Ka mbaruar specializim në fushën e reformave të arsimit të lartë në Budapest. Ka qenë drejtor i departamentit të arsimit në Ministrinë e Arsimit.Është profesor në Kolegjin AAB”.

NA NDIQ NË FACEBOOK