Sport
Wilder – Fury II: 15816 bileta të shitura – shumë miliona të arkëtuara

Revanshi mes Fury dhe Wilder ishte spektakolar, me fitoren që i shkoi boksierit britanik, pas shtatë raundeve.
Se sa i madh ishte dueli mes dyshes tregojnë edhe statistikat nga biletat e shitura.
Promotori i Tyson Fury, Frank Warren, me një postim në ‘Twitter’ ka zbuluar se ishin shitur plot 15816 bileta për këtë duel, përcjell lajmi.net.
Të ardhurat nga hyrja e tifozëve në palestër kanë shënuar 16,916,440 dollarë.
Kjo vendos një rekord për të hyrat e një dueli të peshave të rënda, në historinë e Nevada. /Lajmi.net/






















