Sport
Werderi eliminon Dortmundin nga Kupa, Rashica shënon gol të bukur

Në ‘Weserstadion’, të pranishimit ishin dëshmitarë të një ndeshje jashtëzakonisht mbresëlënëse, me vendasit që morën një fitore të rëndësishme, ku golin e gjeti edhe Milot Rashica.
Davie Selke në minutën e 16’ dhe Leonardo Bittencourt në minutën e 30’, i krijuan epërsi prej 2:0 Werderit, shkruan lajmi.net.
Sulmuesi që është shndërruar në sensacion këtë sezon, Erling Haaland, ngushtoi epërsinë, duke shënuar në minutën e 67’.
Minuta e 70’, solli në skenë Milot Rashicën, që me një gol të bukur, çoi në 3:1 epërsinë për skuadrën e tij.
Deri në fund të ndeshjes, Dortmung shënoi edhe një herë për 3:2 nëpërmjet Giovanni Reyna, por pa arritur të bëjë më shumë./Lajmi.net/






















