Kosovë
Vuçiq: Të tregohemi më të mençur, nëse luftojmë sërish me Kosovën do të humbim

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka thënë se ‘Serbia nuk do të mund të mbijetonte në një luftë tjetër’. Këto komente ai i ka bërë duke folur lidhur me ‘zgjidhjen e problemit me Kosovën’.
I pyetur lidhur me deklaratat e ambasadorit Richard Grenell se ‘janë lajme të rreme ato për ndryshimin e kufijve’, Vuçiq ka thënë se ai vazhdimisht ka përsëritur se ‘ne duhet të flasim së pari mes vete’, shkruan B92, përcjell Periskopi.
‘Çdoherë kur ndërhyjnë fuqitë perëndimore, gjithkush e sheh gjysmën e Serbisë. Është e rëndësishme që të rezistojmë ndaj kësaj”.
‘A mund ta imagjinoni një situatë ku ne do të vendosim të mos flasim, si do të mbijetojnë njerëzit në Kosovë, a është kjo një alternativë. Vetëm lufta do të ishte një alternativë dhe ne nuk do ta bëjmë këtë sepse Serbia nuk ka nevojë për më shumë konflikte. Ne nuk do të mund t’i mbijetonim një lufte tjetër. Na duhet një politikë e meçur’, ka thënë Vuçiq./Periskopi/





















