Kosovë
Vuçiq për marrëveshjet: Shumë domethënëse për paqen dhe të ardhmen

Në Munih të Gjermanisë është nënshkruar marrëveshja për rikthimin e trafikut hekurudhor midis Prishtinës dhe Beogradit në prani të emisarit amerikan për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell, presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti serb pas arritjes së kësaj marrëveshje deklaroi se këto marrëveshje janë shumë domëbethënse sa i përket paqes në të ardhmen e lirisë së lëvizjes.
“Ajo që është nënshkruar është domethënëse për shkak të lirisë së lëvizjes, lëvizjes së mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe njerëzve. Jam i lumtur që shoh përparimin sot dhe e falënderoj shumë Trumpin dhe Grenellin në emër të Serbisë, sepse të gjithë ne mendojmë se do të kemi një të ardhme më të mirë se kjo dhe që do të sigurojmë paqe për dekadat e ardhshme, tha Vuçiq. /Periskopi/


















