Kosovë
Vuçiq pas takimit me Grenellin:Trump po i kërkon Kosovës ta heqë urgjent tarifën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, në pasditen e së enjtes.
Takimi Vuçiq-Grenell ka ndodhur në Bavari, ku dy zyrtarët kanë shkuar për të marrë pjesë në Konferencën e Munihut për Siguri.
Presidenti serb ka shkruar në Tuitter pas takimit me kryediplomatin amerikan, duke vënë theksin në largimin e taksës në mënyrë që dialogu të vazhdojë.
“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është e rëndësisë më të madhe që amerikanët insistojnë për largimin e taksës. Jam falënderues ndaj Richard Grenell, Miko Pompeo dhe Presidentit Turmp. Kërkesa është që tarifat të largohen urgjentisht në mënyrë që negociatat tona me Prishtinën të vazhdojnë”, ka thënë ai.
Kujtojmë se në takimin e Munihit do të marrin pjesë edhe presidenti dhe kryeministri i Kosovës.
Имали смо отворен и искрен разговор. Oд изузетног је значаја то што Американци чврсто инсистирају на укидању такси. Захвалан сам @richardgrenell, @SecPompeo и председникy Трампу @POTUS на залагању да се таксе хитно укину и да се наставе разговори између нас и Приштине. pic.twitter.com/kXbRDyEUdj
— Александар Вучић (@avucic) February 13, 2020






















