Connect with us

Lajme

Vuçiq dhe Merkel do të takohen këtë muaj

Publikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq brenda muajit do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar sot se brenda muajit shkurt, do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Këto deklarata presidenti serb i bëri për RTS-në.

“Së shpejti pres një takim me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin, brenda muajit”.

Vuçiq po ashtu nuk ka konfirmuar e as demantuar raportimet se ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Miroslav Lajçak do të emërohet i dërguar special i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës në lidhje me zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka thënë se nuk mund ta përjashtojë një mundësi të tillë./Periskopi/