Kosovë
Vjosa Osmani: Si bashkëshorte e një ushtaraku, mbaj me krenari uniformën në shtëpinë tonë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, gjatë vizitës që i ka bërë FSK-së në 12 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se vajzat dhe djemtë e forcave tona, janë krenaria e vendit tonë.
Ajo përmendi që është edhe bashkëshortja e një ushtaraku, ndërsa tha se uniformën e FSK-së e mbajnë në shtëpi me krenari.
“bashkëshorte e një ushtaraku mbaj me krenari uniformën e forcave tona në shtëpinë tonë, gjithmonë e vetëdijshme për sakrificën që keni bërë për ti shërbyer vendit”, tha Osmani, përcjell Periskopi.
Ajo ka vlerësuar lart kapacitetin e djemve dhe vajzave të FSK-së duke thënë se ushtarakët tonë posedojnë kualitet dhe profesionalizëm të lartë. /Periskopi/





















