Connect with us

Kosovë

Vjosa Osmani: LDK në takim konsultativ për seancën, do të takohemi edhe me VV-në

Publikuar

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka mbërritur në selinë e partisë për takimin konsultativ me anëtarët e tjerë.

Ajo tha se ky takim po mbahet pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me VV-në.

“Kemi takim konsultativ pikërisht për seancën e së hënës dhe për marrëveshjen me Vetëvendosjen”.

Osmani po ashtu ka konfirmuar se më vonë do të ketë takim edhe me Vetëvendosjen.

Po ashtu në seli ka shkuar edhe nënkryetari tjetër i partisë, Agim Veliu.