Connect with us

Lajme

Virologia e njohur: Koronavirusi gjithnjë e më i dobët

Publikuar

Virologia e njohur italiane, Ilaria Capua, e intervistuar gjatë programit ”In 1/2 ora” lidhur me koronavirusin thotë se ai do të dobësohet ndjeshëm në fund të pranverës ose para verës.

“Nuk është për të qarë, por as për të qeshur. Duhet të ndjekim në mënyrë të verbër atë që na thonë të bëjmë organizatat ndërkombëtare”, shpjegon më tej Capua.

Sipas shkencëtares, që drejton në SHBA “One Health Center of Exellence” të Universitetit të Floridës, “Italia po përjeton një situatë më kritike, sepse po kërkon rastet që janë më aktivë se të tjerët”.

Një tezë kjo e konfirmuar edhe nga kryeministri Conte, sipas të cilit Italia është vendi europian me më shumë diagnoza, sepse është ai që ka kryer më shumë parandalime, më shumë se 4 000.

Sipas Capua-s, ajo që po ndodh “është një sindromë e ngjashme me gripin e shkaktuar nga koronavirusi, që mund të zgjasë deri në fund të pranverës ose para verës”.

“Do të duhet të merremi me këtë virus për ca kohë”, paralajmëron ajo “por të përdorim arsyen dhe të shmangim qarkullimin e lajmeve idiote, që frikësojnë personat më të brishtë”.

“Nëse bëhet fjalë për ndonjë pandemi, kjo mund të thuhet vetëm kur të kemi teste diagnostikuese të aplikuara në të gjithë Europën”, shton Capua.

“Jam e bindur se virusi do të udhëtojë nëpër botë mjaft shpejt, sepse ne jemi shumë dhe virusi do të gjejë shumë trupa, por kjo nuk do të thotë se do të ketë forma serioze, përkundrazi, ka shumë të ngjarë që do të jetë gjithnjë e më i dobët”, përfundon virologia e njohur./ATA

Maqedoni30 minutes ago

Janevska: Shteti ua mbulon tërësisht shpenzimet nxënësve që përfaqësojnë vendin në olimpiadat shkencore

Maqedoni33 minutes ago

Daut Beqiri: Nisin punimet për zgjerimin e varrezave në Haraçinë

Shqipëri1 hour ago

Debate te “Ekonomia” për Censin në bujqësi të para 14 viteve, opozita vë në dyshim kriteret për subvencionet për fermerët

Lajme2 hours ago

Daut Memishi: Janë siguruar projektet për pastrimin dhe rregullimin e urës në lumin “Lumbardh” në Tearcë dhe vazhdimin e trotuarit në fshatin Odër

Lajme2 hours ago

Sali nga Dibra: Shteti duhet të ecë përpara, opozita do ti humb zgjedhjet e ardhshme

Maqedoni4 hours ago

Hoxha: Procedura e tenderimit ka përfunduar, së shpejti fillon ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Bota4 hours ago

Jason Steinbaum: Obama instistoi në Gjykatën Speciale, si koncesion politik Rusisë për marrëveshje me Iranin

Lajme4 hours ago

Hoxha njofton mbylljen e tenderit, pritet të nisë së shpejti ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Tetovë

Maqedoni4 hours ago

Zjarri në Koçan: Ekspertiza e telefonave zbuloi rrjedhje informacioni mbi kontrollet e MPB-së dhe DAP-iT

Maqedoni4 hours ago

Pjesa II e autostradës Shkup-Bllacë do të zgjasë 4 vite

Bota4 hours ago

E zënë poshtë ndërtesës së shembur për 32 orë, si arriti të mbijetojë 12-vjeçarja në Venezuelë vetëm me një shishe ketchup dhe pak djathë

Maqedoni4 hours ago

MPB: Mbi 130 mijë shkelje të regjistruara, shoferët me targa të huaja së shpejti do të marrin gjobat

NA NDIQ NË FACEBOOK