Lajme
Video-Skandali në Shqipëri/ Policia dhunon të sëmurin mendor

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot denoncimin e një qytetari, sipas të cilit policia në Sarandë ka dhunuar një person me probleme të shëndetit mendor.
Sipas denoncuesit, policia ka dhunuar shtetasin Dashamir Bushi 48 vjeç, baba i dy fëmijëve, njëri prej të cilëve me probleme të shëndetit mendor.
“Mirë fukaralleku qe e ka mbyt, nuk kanë bukë të hanë në shtëpi, pasi invaliditetin që përfitonte ja kanë heq këta gjakpirësit e Edi Rames pasi e kanë venë në rreth si demokrat e mbështetës të protestave dhe çadrës, por në realitet ky person është i sëmurë psiqik që bërtet, mbledh mbeturina bën gjëra të pa kontrodhuara dhe per këtë gje e njeh gjithë Saranda. Nuk do të mjaftonin gjithë këto, por ka edhe një vajzë 12 vjeçe dhe të shoqen me prapambetje mendore.
Pas gjithë këtyre halleve e probleme nuk do te mjaftonin dhe dhuna qe i bëhet nga ana e policisë së shteti pa arsye, pse ky mban nje qen e nje qese mbeturina sic vet e shikoni në video”-shkruan denoncuesi./ CNA.al
Narkos ne uniforme dhunojne te semurin psiqik ne Sarande!Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sbpreshendetje Doktor Berisha une qe po ju shkruaj jam B S nga Saranda Personi qe shifni ne vidio e qe policie Shtetit e dhunon quhet Dashamire Bushi eshte 48 vjec Babi i dy femijeve nje njeri me prapambetje mendore e i semur psiqike qe kur ka linde mire fukaralleku qe e ka mbyt skan buke te haje ne shpi pasi invaliditetin qe perfitonte ja kan heq kta qakepirsat e Edi Rames pasi e kan ven ne Reth si demokrat e mbeshtes te protestave dhe cadres por ne Ralitet ky person eshte i semur psiqik qe bertet mbledh mbeturina ben gjera te pa kontrodhuara dhe per ket gje e njef gjithe saranda nuk do te Mjaftonin gjithe kto ka nje vajz 12 vjec dhe te Shoqen me prapambetje mendore mbas gjithe ketyre halleve e probleme nuk do te mjaftonin dhe dhuna qe i behet nga ana e policis te shteti pa arsye pse ky mban nje qen e nje qese mbeturina sic vet e shikoni ne vidio lutem dhe kam shume besim te ju per rastin ta beni publik dhe per uniformat e lleshit te meren masa qe mos te meren me hallexhinjet po me narkotrafikatet e tyre lutem qe emri im te jete anonim uroj gjithe te mirat per ju e familjen tuaj respektw
Gepostet von Sali Berisha am Montag, 3. Februar 2020




















